Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas marrjes së detyrës së re në krye të ekzekutivit, ka pranuar letër urime nga kryeministri i Italisë, Mario Draghi, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, kryeministri i Çekisë, Andrej Babiš dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán.
Ai është uruar për fillimin e punës në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe i është ofruar bashkëpunim ndërshtetëror, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.