Ish-ministri Armend Zemaj ka konfirmuar se pas shumë negociatash dhe shkëmbim të shkresave, ka ardhur konfirmimi për blerjen e vaksinave nga Pfizer-BioNTech.
Ai ka thënë se kjo do jetë arma më e fortë, në luftimin përfundimtar të pandemisë Covid-19, thuhet në postimin në Facebook e ish ministrit të Shëndetësisë Zemaj.
“Edhe një lajm i gëzueshëm për mua, dhe qytetarët e Kosovës, që pas shumë negociatash dhe shkëmbim të shkresave, vjen konfirmimi për blerjen e vaksinave nga Pfizer-BioNTech.
Duke falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët për angazhimin e sinqert, shpresoj se kjo do jetë arma më e forte, në luftimin përfundimtar të pandemisë Covid-19.
Njëherit, kërkova që Qeveria aktuale, të vazhdojë në mënyrë sa më efiakse, finalizimin e pjesës së marrëveshjes për blerje, e cila siguron vaksinim në masë të qytetarëve të Kosovës në luftimin e pandemisë globale Covid-19.