Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bečić: Angazhim për bashkëpunim të këmbimit të përvojave mes dy parlamenteve

Pri 2, 2021

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Bečić, ka uruar kryeparlamentarin Konjufca, me rastin e zgjedhjes kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në letrën e tij të urimit, kreu i parlamentit malazez ka theksuar angazhimin për zhvillimin e mëtejmë të bashkëpunimit e të këmbimit të përvojave midis dy parlamentare, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

 

“I nderuari Kryetar,

Në emër të Kuvendit të Malit të Zi, dua që përzemërsisht t’ju uroj në përzgjedhjen T​uaj si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

 

Kosova po kalon nëpër një tranzicion intensiv dhe reformë me qëllim të ndërtimit të shoqërie të suksesshme, me prosperitet dhe shoqërie të themeluar në vlerat evropiane, për të cilën gjë e ka edhe përkrahjen e vazhdueshme të Malit të Zi.

 

Duke vlerësuar rëndësinë e marrëdhënieve parlamentare dhe kontakteve në lidhjet e përgjithësime dypalëshe në mes të vendeve tona, shpresoj që angazhimi ynë i ndërsjellët do të jetë në drejtim të këmbimeve cilësore të përvojave dhe praktikave të mira, por dhe të zhvillimit të bashkëpunimit regjional.

 

Për fund, shfrytëzoj rastin, i nderuari zotëri Konjufca, të shpreh konsideratën time më të lartë, me urimet më të mira për shëndetin Tuaj të mirë dhe suksese në këtë funksion të lartë”, ka thënë Bečić në letrën e tij. 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM