Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani merr telegrame urimi nga krerët shtetëror

Pri 10, 2021

Presidentja Osmani merr telegrame urimi nga Princi i Kurorës Mbretërore të Norvegjisë, Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Emiri i Kuvajtit, Princi saudit i kurorës dhe Kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu ka vazhduar të pranojë telegrame urimi për zgjedhjen e saj në krye të shtetit.

Në telegramin e Princit të Kurorës Mbretërore të Norvegjisë, Haakon, ai ka uruar zonjën Osmani dhe popullin e Kosovës për prosperitet.

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian Olivér Várhelyi, nëpërmjet një postimi në Twitter ka uruar Presidenten Osmani për detyrën dhe ka shfaqur shpresën që institucionet e sapoformuara ta qojnë përpara agjendën evropiane. Në këtë kontekst, ai e ka cilësuar kyçe çështjen e dialogut me Serbinë.

Telegram urimi në adresë të Presidentes Osmani ka dërguar edhe Emiri i Kuvajtit, Sheikh Nawaf Al-Ahmad Al-Jabar Al-Sabah. Ai ka shfaqur shpresën për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet të të dy popujve.

Edhe Princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman bin Abdulaziz Al Saud ka uruar Presidenten Osmani, me dëshirën që Kosova të ketë sa më shumë progres.

Kurse Kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Mustafa Sentop, në telegramin e urimit ka shfaqur shpresën që marrëdhëniet e mira ndërmjet të të dy shteteve të vazhdojnë edhe nën udhëheqjen e zonjës Osmani, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM