Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Mehaj: Realizim i synimit strategjik të Kosovës të bëhet anëtare e NATO-s

Pri 14, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot priti në takim koordinues për çështje të mbrojtjes ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe Komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së njoftuan presidenten Osmani lidhur me zbatimin e programeve ekzistuese të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së dhe mbështetjes së ofruar nga shtetet mike.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e realizimit të planit të tranzicionit sipas standardeve të NATO-s, si dhe realizimin e synimit strategjik të Kosovës që të bëhet anëtare e kësaj aleance, thuhet në komunikatën e Zyrës së Presidentit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM