Build Skills with our trainings

Sign up now!

KDI: Vazhdimi i dialogut me Serbinë mos ta gjejë Kosovën pa strategji dhe platformë

Pri 15, 2021

KDI po përcjellë me vëmendje zhvillimet rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi. Nga deklaratat publike të lehtësuesve të këtij procesi, ka sinjale të qarta se një takim mes palëve edhe mund të ftohet së shpejti.

KDI i bën thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe dhe presidentes Vjosa Osmani si bashkudhëheqës të politikës së jashtme, njëherit edhe procesit të dialogut me Serbinë, që ti kushtojnë vëmendje të veçantë kësaj çështje. Vazhdimi i dialogut nuk duhet t’a gjejë Kosovën të papërgatitur, pa plan dhe pa qartësi rreth këtij procesi.

KDI kërkon nga Qeveria në koordinim me Presidencën, që sa më parë ta përgatisin Strategjinë dhe Platformën Shtetërore për Dialogun me Serbinë, ku artikulohen qartë e argumentohen mirë kërkesat e Kosovës lidhur me këtë proces. Konsolidimi i këtyre dokumenteve nuk duhet ta anashkaloj rolin mbikëqyrës të Kuvendit në këtë proces të rëndësishëm shtetëror, duke garantuar bashkërendim të institucioneve, gjithë përfshirje, llogaridhënie dhe transparencë.

Në fund, ftojmë bartësit e këtij procesi, që krahas hartimit të Strategjisë dhe Platformës për Dialogun, të ndërmarrin hapa konkret drejt arritjes së konsensusit të gjerë politik për dialogun, me qëllim për të forcuar pozicionin e Republikës së Kosovës në këtë proces. Në këtë drejtim, Kryeministri dhe Presidentja, konform përgjegjësive të tyre kushtetuese duhet të iniciojnë dhe t’i kontribuojë ndërtimit të konsensusit politik lidhur dialogun. Ndërsa, subjektet opozitare duhet të jenë të përgjegjshme për arritjen e konsensusit për këtë çështje të interesit shtetëror, duke treguar përkushtim dhe konstruktivitet në tejkalimin e pengesave në arritjen e pajtueshmërisë, thuhet në komunikatën për media e KDI-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM