Build Skills with our trainings

Sign up now!

Një jetë studentore pa një qendër të mjekësisë

Dhj 2, 2016

Studentët e Universitetit të Prishtinës, prej tyre 3600 banues në konviktet e Qendrës Studentore (QS), vazhdojnë jetën e tyre studentore ende pa një qendër të mjekësisë për nevojat e tyre.

Përveç problemeve me hapësirat e pamjaftueshme për lexim dhe infrastrukturën jo gjithaq lakmuese për vendosje, ata po kërkojnë funksionalizimin e Qendrës së Mjekësisë familjare në kuadër të QS.

“Një qendër mjekësore është shumë e nevojshme. Mungesa e saj ndikon keq sepse ndodhë të kemi ndonjë rast urgjent dhe duhet të drejtohemi te spitali ose të thërrasim ambulancën në vend që këto të ishin regulluar brenda Qendrës Studentore,” thotë ish-banuesja e konviktit. Deltina Syla, nga Peja

Për Eriona Hotin, nga Klina, në vitin e saj të dytë si banuese në Qendrë Studentore, funksionalizimi i qendrës së mjekësisë është shumë i nevojshëm.

“…do të krijonte një jetë më të lehtë, më pak probleme e zgjidhje më të shpejtë të rasteve emergjente për studentët.”

Raste të ndryshme emergjente personale të studentëve apo ku ata ishin të pranishëm, i shton zërat e tyre për ringjalljen e qendrës.

Drin Hajredini nga Skenderaj përmend raste të shumta që i kishte përjetuar kur studentët kishin  kërkuar ndihmë dhe është dashur që kolegët tjerë student t’u ndihmojnë derisa është lajmëruar emergjenca.

Për Arian Krasniqin, student i Fakultetit Ekonomik, i cili para dy vitesh si banues në konvikt personalisht përjetoi një rast të tillë, konsideron se Qendra Mjekësore duhet të jetë një prej kushteve elementare për banim, dhe për këtë kritikat i adresojnët tek stafi menaxhues i konvikteve.

Përmëtepër kur objekti ekziston por nuk është funksional.

Drejtori i Strehimit në Qendrën Studentore, Isak Beha, hedh poshtë fajësinë e QS-së për mosfunksionalizimin e Qendrës Mjekësore të mbyllur më 2006, dhe thekson një vendim të Komunës së Prishtinës.

“Para disa viteve ka funksionuar Qendra e Mjekësisë familjare në kuadër të Qendrës Studentore mirëpo e mirëmbajtur me staf dhe çështje tjera nga Komuna e Prishtinës. Me një vendim të njëanshëm, Komuna e Prishtinës e ka tërhequr stafin dhe kemi mbetur në këtë situatë deri më tash.”

Kohët e fundit, sipas tij, për përfundimin e objektit dhe për kryerjen e të gjitha obligimeve rreth infrastrukturës, krahas komunës, janë aktivizuar edhe segmente të tjera, në mesin e tyre edhe Ministria e Arsimit, Ministria e Shëndëtësisë

Edhe pse është premtuar nga Komuna e Prishtinës që Qendra të funksionalizohet në fillim të vitit shkollor 2015/16, ende nuk është bërë e ditur ndonjë datë tjetër..

“Komuna është ende në përzgjedhje të stafit për ta aktivizuar për punë,” thotë drejtori i Strehimit në QS, Beha

Këtë vit për vende në konvikte kanë aplikuar 7200 studentë  ndërkohë  Qendra e Studentëve  me shtatë konvikte ka vend vetëm për 3600 studentë, një kapacitet që pritet të shtohet për 305 vende pas ndërtimit të konviktit tetë.

Doruntina Stojkaj

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM