Build Skills with our trainings

Sign up now!

Perspektiva e të rinjve istogas: midis ëndrrës dhe “planit B”

Nën 29, 2016

Të rinjtë e Istogut shohin para vetes një të ardhme të ndritur, për këtë arsye një numër i madh sish ka vendosur të studiojë në njërin nga universitetet e Kosovës. Kryesisht i financon familja, mirëpo një numër më i vogël i tyre, për t’i përfunduar studimet, është i detyruar të punojë.

Flakresa Zeqiraj, nga fshati Studenicë, në vitin e dytë në gazetari në Universitetin e Prishtinës, thotë që pas përfundimit të studimeve veten e sheh të punësuar në ndonjë nga mediet në Kosovë, qoftë të shkruara, apo televizive.

Flakresa është e vetëdijshme se sot është e vështirë të gjesh punë, por thotë se do të jetë këmbëngulëse.

“Pasi të fitoj eksperiencë dhe të ndryshojë politika e vendit që tani është prezente, do ta arrij atë”, shpreson ajo e vetëdijshme se në Prishtinë janë thuajse të gjitha mediat dhe se ky profesion zhvillohet në përmasa më të mëdha.

Ka edhe të tillë që do të dëshironin të punonin në vendlindje dhe më afër familjes, në mesin e shoqërisë dhe rrethit familjar, ndonëse mendojnë që në Prishtinë ka mundësi më të mira për punësim.

Pjesa më e madhe e tyre thonë që nuk kanë menduar për ndonjë punë tjetër të mundshme, pasi në plan të parë e kanë përfundimin e studimeve bachelor, disa edhe master, e kështu të arrijnë punën që dëshirojnë.

Një numër më i vogël i tyre ka menduar, megjithatë, edhe për ndonjë punë tjetër, “si plan të dytë”.

Elvina Rexhaj, nga fshati Cerrcë, studente e vitit të fundit të letërsisë shqipe, thotë që pos që pretendon të punojë në profesionin e saj të zgjedhur pasi të përfundojë edhe studimet master, do të punonte edhe si disenjatore grafike, nëse nuk arrin të punojë si profesoreshë e letërsisë shqipe, pasi që është e talentuar në vizatim.

Disa nga ata, të cilëve mundësitë financiare ua mundësojnë një gjë të tillë, planifikojnë që studimet master t’i përfundojnë jashtë Kosovës, në një nga vendet perëndimore, po edhe të punësohen atje, duke shpjeguar se tregu i punës është më i madh se këtu.

Një plan të tillë e ka edhe Arta Haliti, nga Istogu, absolvente në Fakultetin e Biologjisë në FSHMN, që tash punon në telemarketing në Pro Call. Pasi të diplomojë, mendon t’i vazhdojë studimet master jashtë vendit dhe vetëm nëse krijohen kushte më të mira dhe nëse do të mund të siguronte një punë të mirë në Kosovë, do të kthehej për të punuar këtu.

Vlerësimi se  “në Kosovë mund të shijosh kafet më të shijshme në rajon pasi përgatiten nga njerëz të diplomuar”, nuk është thjesht batutë,  pasi vërtet ka plot raste kur të diplomuar punojnë nëpër kafene si kamarierë apo banakierë.

Mirëpo, Laureta nga Studenica (që deshi të mbetet anononime) është një nga ata studentë që e kanë mbaruar fakultetin, por që ende nuk ka arritur të gjejë punë. Pas përfundimiti të studime Bachelor në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore,  ajo ka aplikuar në disa vende të punës përfshirë këtu banka (ku edhe e ka përfunduar praktikën), nëpër kompani të sigurimeve e së fundi ka konkurruar edhe në kompaninë Devolli në Departamentin e Financave, mirëpo deri tani s’ka marrë përgjigje nga asnjëra prej tyre.

Njëra ndër arsyet kryesore pse nuk është pranuar në asnjërën prej punëve deri tani, Laureta sheh mungesën e përvojës, pasi kudo që konkurroi kërkonin të paktën dy vjet përvojë pune. Athua si të fitojë përvojë kur nuk pranohet askund dhe sapo ka përfunduar fakultetin, pyetet ajo.

Laureta ende banon në Prishtinë dhe financohet nga prindërit dhe nëse nuk punësohet askund, do të detyrohet të kthehet në shtëpi dhe të rrijë pa punuar.

Fatjon Maxharraj nga Vrella, që ka përfunduar studimet Bachelor për Kimi Inxhinierike në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN) në Univeristetin e Prishtinës, ku dhe po ndjek studimet Master për Kimi Analitike, synon që pasi t’i përfundojë studimet të aplikojë në disa vende të punës, si kompani private (ushqimore apo farmaceutike), si inxhinier (p.sh. TreePharm, Sinalco), në shkolla të mesme, madje edhe në fakultet si profesor, pasi mendon që do t’i përmbushte kriteret e kërkuara.

Nëna e tij, Fetija, thotë se falënderimi dhe mirënjohja më e mirë për sakrificën që bëjnë prindërit për fëmijët e tyre është suksesi i fëmijëve dhe punësimi i tyre në një punë, e cila do t’ju siguronte atyre të ardhura të mjaftueshme për veten dhe familjet e tyre.

Sipas Raportit Vjetor të vitit 2015 nga Departamenti i Punës dhe Punësimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), shkalla e punësimit për vitin 2015 në Kosovë është 5.5%.

Sipas këtij raporti, gjatë vitit të kaluar në komunën e Istogut punë kanë kërkuar 1054 qytetarë, ndërsa kishte gjithsej 255 vende të lira pune.

Sipas Sistemit Informativ të Menaxhimit të Punësimit, prej fillimit të vitit 2016 e deri tani janë regjistruar 323 vende të lira të punës në Istog, kurse zyret për punësim kanë ndërmjetësuar në punësimin e rregullt të 79 personave (nga të cilët 26 të moshës 15-24, 36 të moshës 25-39, kurse 17 mbi 40 vjeç).

Gentiana Maxharraj

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM