Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kokëçarje me rrugët me dhe “pa emra”

Nën 16, 2016

Në Prishtinë, qytetarët vazhdojnë të mos mund të orientohen nëpërmjet sistemit të adresave, për shkak se nuk janë të informuar për emërtimet e reja. Prishtinasi Njazi Biqku, banor nga lagjja “Bregu i Diellit”, thotë se gjatë lëvizjes me taksi nëpër lagje, rrugët dhe rrugicat e Prishtinës, pikë orientimi ka kryesisht objektet e njohura si ish-“Rilindja”, ish-“Banka e Lubjanës”, Plepat, Xhamia e Llapit e tjera dhe asnjëherë nuk mund t’i përdorë emërtimet e reja të vendosura nga komuna.

Krahas shumë ndryshimeve, në kryeqytetin tonë kanë ndryshuar edhe emrat e rrugëve. Këto ndryshime, sado të arsyeshme, po krijojnë vështirësi për banorët e kryeqytetit, jo vetëm se po u ngatërrohen emrat e adresat, por gjithsesi  edhe nga fakti se një kohë të gjatë mund të jenë familjarizuar me emrat e vjetër.

Krijohet përshtypja thotë Biqku se çështjen e adresave ende nuk e ka qartësuar madje as Posta, ndaj dërgesat, qofshin ato nga restoranet ose porositë nga interneti, jo rallë kanë përfunduar  dhe vazhdojnë të përfundojnë diku tjetër.

Qytetarja, Luljeta Selimi, ka një vërejtje shtesë.

“Nëpër rrugët e rrugicat e kryeqytetit hasen fare pak emra të femrave, kur dihet fare qartë kontributi i tyre gjatë historisë, por edhe në zhvillimin e proceseve qofshin ato shoqërore, politike apo shkencore,” thotë ajo.

Neni 2 i Ligjit për Sistemimin e Adresave, përcakton qartë kompetencat e komunave dhe detyrat e Qeverisë së Kosovës në rregullimin e sistemit të adresave në tërë territorin e vendit. Mirëpo, në faqen elektronike të Komunës së Prishtinës, kjo nuk vërehet edhe gjithaq, meqë nuk mund të gjenden informatat e mjaftueshme për ndryshimet e emrave të rrugëve.

Madje harta e kryeqytetit, që figuron në këtë faqe, nuk është përditësuar nga viti 2011, përkundër shumë ndryshimeve brenda pesë viteve. Janë ndërtuar blloqe, rrugë e lagje të reja të cilat ia kanë ndryshuar edhe fizionominë Prishtinës.

Miranda Mullafazliu, zyrtare për Marrëdhënie me Publikun thotë se rrugët në komunën e Prishtinës janë emërtuar me Vendim të Kuvendit (Asamblesë) të Komunës së Prishtinës.

Në listë ka emra të dëshmorëve, të  heronjve, të artistëve, të shkrimtarëve vendor e ndërkombëtarë, data të rëndësishme historike, emër vendesh, personalitete që kanë kontribuar për paqen në botë, kulturën, shkencën, etj”, tha ajo.

Ajo konfirmon faktin se në emërtimet e rrugëve vetëm “rreth 5 për qind janë emra zonjash”, ndërkohë që mbetet e pasqaruar edhe arsyeja për këtë.

Puhiza Bekolli

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM