Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot Muharrem Zymberin, babain e heroit Enver Zymberi, ish pjesëtarin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës i cili ra në krye të detyrës.
Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se sakrifica e Enverit nuk do të harrohet kurrë, kurse emri i tij do të kujtohet përherë.
Me 26 korrik sivjet bëhen 10 vjet nga rënia e heroit Enver Zymberi. Në zyren time prita Muharrem Zymberin, babain e tij, me të cilin kemi qenë për një vit bashkë në burgun e Pozharevcit. Baca Rremë erdhi të më vizitonte me vajzën Shyhrete Zymberi-Brahimi dhe djalin Çlirimin, i cili i shërben vendit si pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Përveç bisedës, u ndjeva shumë i nderuar që Arsim Sadiku, miku i Enverit, më kishte bërë një dhuratë. Sakrifica e Enverit nuk do të harrohet kurrë, kurse emri i tij do të kujtohet përherë.