Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka uruar dhe ka falënderuar edhe xhudisten Nora Gjakova e cila ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020 pas asaj të Distria Krasniqit
Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se Nora e artë është duke ecur rrugës së Majlindës e Distrias dhe se po i japin motiv një populli të tërë për t’u ringritur edhe në vështirësi.
Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës.
Faleminderit Nora e artë, që duke ecur rrugës së Majlindës e Distrias po i jepni motiv një populli të tërë për t’u ringritur edhe në vështirësi.
Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar. Ato janë epiteti më i mirë i Kosovës së ditëve tona.
Përzemërsisht, ju faleminderit!