Build Skills with our trainings

Sign up now!

Shëndeti mendor, preokupim në rritje edhe në Kosovë

Jan 13, 2020

Eksperienca e re, kalimi nga shkolla e mesme në universitet si dhe ndërrimi i vendbanimit, mua personalisht më ka bërë të përballem me më shumë stres se zakonisht, mirëpo falë familjes dhe shoqerisë mendoj që ia kam dalur bukur mirë ta menaxhoi atë.” thotë kështu Fetah Shehu, student i Fakultetit të Arteve.

Ai gjithashtu, si shqetësim shpreh plan programin, sipas tij të mbingarkuar me ligjerata dhe data të provimeve që gjithnjë janë radhazi njëra pas tjetrës, dhe ai e sheh pothuajse të pamundur të përgatitet në mënyrë të duhur për të gjitha.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ekzistojnë rreth 450 milionë njerëz në botë me çrregullime psikologjike.

Në bazë të “SPRCS”, problemet e shëndetit mendor mund të ndikojnë në shumë fusha të jetës të studentëve, duke ulur cilësinë e tyre të jetës, arritjet akademike, shëndetin fizik dhe kënaqësinë me përvojën e univesitetit, si dhe duke ndikuar negativisht në marrëdhëniet me miqtë dhe antarët e familjes. Këto çështje mund të sjellin pasoja afatgjata për studentët, duke ndikuar në mos punësimin e tyre në të ardhmen, në potencialin e tyre dhe shëndetin e përgjithshëm.

Si fillim, problemet e shëndetit mendor mund të ndikojnë në nivelin e energjisë së një personi, përqëndrimin, vetë-besimin, aftësinë mendore si dhe optimizimin.

Megjithëse, bazuar në një hulumtim të bërë nga Semantic Scholar në vitin 2015, rezultatet mesatare të problemeve në Kosovë rezultuan në norma më të ulëta në krahasim me normat ndërkombëtare. Mirëpo, përqindja e rezultateve të problemeve në grupacion të seleksionuar të adoleshentet ishte shumë më e lartë se sa pritej. Pra, problemet e adoleshentëve në Kosovë renditen me problemet të brendshme 40.8%, të jashtme 23.4%, stres 7%.

Kështu që, nga ky hulumtim i Semantic Scholar, vihet në pah dukshëm nevoja dhe rëndësia e marrjes në konsideratë të problemeve të shëndetit mendor në kontekstin shoqëror.

Stigma – Tabu apo sensacion

Shumica e njerëzve ende hezitojnë të flasin rreth brengave dhe problemeve që po përjetojnë për shkak të stigmës që ekziston në shoqerinë tonë rreth vizitës së psikologut.

Kuptohet që në momentin që përballemi me stres ose ankth, funksionimi i organizmit tonë është ndryshe. Simptoma të cilat shpesh herë mund të na asociojnë në sëmundje tjera, për të cilat kërkojmë ndihmë tek doktorë të fushave të ndryshme, dhe krejt në fund ose tepër vonë (në disa raste fare), iu drejtohemi profesionisteve për shëndetin mendor. Atëherë, kjo na bën të kuptojmë se sa i thekësuar është stigmatimi për çdo diskutim emocional, dhe që ne, së bashku si shoqëri, duhet punuar më shumë rreth rritjes së vetëdijes dhe marrjes së më shumë informatave sa i përket shëndetit mendor dhe gjithsesi luftimit të stigmës në raste të vizitës së psikologut.

Tranzicioni nga Shkolla e Mesme në Fakultet shfaqë shqetësime tek studentët

Sa i vështirë është kalimi prej një periudhe në një tjetër shpjegohet edhe nga vet kjo studente që momentalisht po ballafaqohet më këtë ndryshim.

Bleona Çitaku (20 vjeçare, Skënderaj), studente në Fakultetin Ekonomik, thotë se: “Periudha e kalimit prej shkollës së mesme në fakultet është një periudhë mjaft stresuese dhe jo çdo herë mund të tejkalohet me përkrahjen e miqëve dhe familjarëve, në raste të tilla shprehet që duhet konsultuar me psikolog, gjë e cila mendon që ende paragjykohet në shoqerinë tonë, dhe njëherazi shpreson në inkurajimin e personave në raste të tilla që të mos e anashkalojnë një gjë të tillë siç është konsulta me profesionist në këtë fushë.”

I pyetur më konkretisht për shkaqet më me ndikim në shfaqjen e çrregullimeve psikologjike tek studentët si grupacion i seleksionuar, Petrit Thaçi, psikolog dhe konsulent i Psikoterapisë Pozitive, thotë se:

“Nëse marrim prioritetin e preokupimeve të tyre rreth rrjedhës së studimeve në përputhje gjithashtu me moshën biologjike, me të drejtë mund të themi që suksesi gjatë ciklit të studimeve, statusi ekonomik i cili shpesh na dërgon në dilemë dëshirën për studime nga njëra anë dhe pamundësine ekonomike nga ana tjetër, si dhe nevoja që në përputhje me moshën të krijojë relacione të shëndosha shoqërore e intime, mund të konsiderohen, edhe nëse jo si shkakëtar, kontribues mjaft me peshë në aktivizimin apo ngjalljen e potencialeve anksioze e depresive.”

E kur i mendojmë shkaqet që na ndikojnë në gjendjen emocionale  dhe shëndetin mendor nuk kanë se si të mungojnë edhe rrjetet sociale në këtë shqetësim të shprehur aq dukshëm së voni.

Nevoja e adresimit profesional të çështjeve psiko-sociale për fëmijët dhe të rinjtë Kosovar, rezultoi me krijimin e organizatave dhe iniciativave të ndryshme për të ofruar këto shërbime.

Një nga këto organizata është  Fondacioni “Together Kosova”, i cili u themelua në vitin 2009, e cila si pjesë të aktiviteteve e ka edhe platformën nukjevet.net, ku ofrohen këshilla falas dhe në mënyrë anonime. Në këtë webfaqe janë të anëtarësuar rreth 30 ekspert vullnetar  të cilët merren më adresimin e problemeve të shëndetit mendor tek adoleshentët e fëmijët.

Por, sipas Valona Zeqirit, e cila është psikologe në Gjimnazin “Ulpiana” – Lipjan, stigma në kërkimin e këtyre mbeshtetjeve mbetet ende prezente në vendin tonë.

Ajo thotë që secili nga ne në periudha të caktuara të jetës tonë kemi nevojë të flasim me dikë, duke na dëgjuar pa paragjykime, të na kuptojë dhe pranojnë ashtu si jemi. Dhe duhet kuptuar që është gjëja më e zakonshme të konsultohesh me një profesionist në fushën përkatëse.

Vërejmë që shifrat dhe konkludimet rreth shëndetit mendor nga organizatat përkatëse, janë mjaftushëm shqetësuese sa për t’i  dhënë rëndësinë që meriton shëndeti mendor në terësi. Përveç kësaj, shqetësimet e përmendura nga vetë studentët dhe psikologët profesionist lënë të kuptojnë nevojën dhe domosdoshmërinë e një qasje më të lehtë tek psikologu, duke ofruar profesionist të kësaj fushe në institucione arsimore, shëndetësore e më gjerë.

Liridona Avdullahi

Artikulli dhe video janë  prodhuar nga KosovaLive në kuadër të programit “Internship & Mentorship”.

Mendimet, të gjeturat dhe përfundimet e paraqitura në këtë shkrim janë të autorit dhe nuk paraqesin pikëpamjet e KosovaLive.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM