Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit prof. Dr. Hysen Sogojeva bashkë me drejtorin e departamentit të sallave të dasmave Driton Hoti u ftuan sot në takim nga ministri Arben Vitia.
Arsyeja e këtij takimi ishte diskutimi rreth masave të reja që së shpejti priten të hynë në fuqi.
Këto janë disa nga masat që do të mirren:
- Orari i punës do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30;
- Gastronomia do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70% të hapësirës;
- Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare;
- Sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura;
- Seminaret dhe konferencat në hapësira të mbyllura mund të mbahen vetëm deri në 30 persona;
- Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit.
Për shkak të numrit të madh të rasteve të të infektuarve me Covid-19 ju lusim t’i respektoni këto dhe masa të tjera që priten të hyjnë në fuqi së shpejti, thuhet në postimin në Facebook të OHT-së.