Build Skills with our trainings

Sign up now!

Në mbështetje të protestës së New York-ut, dhuna seksuale- formë e gjenocidit

Tet 28, 2021

Qendra Gjenocidi në Kosovë-plagë e hapur, njofton se më 28 tetor 2021 në New York të SHBA-së, gratë nga Kosova, nga Kroacia dhe nga Bosnja do të mbajnë një tubim për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar për faktin e hidhur se drejtësia nuk ka arritur ta thotë fjalën e vet dhe të sjell kriminelët përpara përgjegjësisë penale për gjenocidin që zbatuan nëpërmjet dhunës seksuale.

Sipas të gjitha normave juridike me karakter ndërkombëtar që përkufizojnë krimin e gjenocidit (Konventa për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, Statuti i Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe dokumentet zyrtare të Kuvendit të shteteve përbërëse të Statutit të Romës të Gjykatës Penale Ndërkombëtare) dhuna seksuale e ushtruar nga forcat e armatosura serbe kundër grave në Kosovë, Kroaci dhe në Bosnjë përbën njërën nga format e gjenocidit që ka pasur për qëllim të cenojnë rëndë integritetit fizik dhe mendor të femrave të një grupi kombëtar, etnik dhe fetar si të tilla, të ndryshëm nga serbët.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” mbështetë këtë protestë dhe fton të gjithë bashkatdhetarët t’i bashkëngjiten zërit të grave për drejtësi, thuhet në komunikatën për media e Qendrës së Gjenocidit në Kosovë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM