Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konfirmohet përkrahja me donacione nga Banka Gjermane për Zhvillim (KFW) për KRU ”Prishtina”

Nën 12, 2021

Një delegacion i lartë i Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW) për Evropën juglindore dhe Turqinë qëndruan në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “ Prishtina”, me ç’rast konfirmuan edhe njëherë përkrahjen e tyre me donacione. Ata u mirëpritën nga Sokol Xhafa ud. kryeshef ekzekutiv dhe menaxhmenti i lartë i ndërmarrjes. Në këtë takim të një rëndësie jetike për ndërmarrjen si ofrues i shërbimeve,  u diskutuan projekte specifike zhvillimore.

Diskutimi u zhvillua edhe për projektet aktuale të financuara nga KFW, masterplani për tetë komunat në zonën e shërbimit si dhe studimin e fizibilitetit për qytetin e Prishtinës, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Graçanicës (projekti që do të realizohet nga konsulenca gjermane bashkërisht me konsulencën vendore). Theks të veçantë iu kushtua mbështetjes dhe bashkëpunimit për financimin e projekteve të dedikuara në përmirësimin e performancës së KRU ” Prishtina ” sh.a.

Delegacioni i KFW-së ishte tejet i kënaqur me sukseset e arritura viteve të fundit, gjithnjë duke pasë parasysh sfidat dhe vështirësitë gjatë periudhës së pandemisë, thuhet në komunikatën për media e KRU “Prishtina”.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM