Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani: Paqja dhe siguria e qëndrueshme garantohen vetëm me pjesëmarrje të plotë e barabartë të grave

Nën 16, 2021

Me rastin e përvjetorit të miratimit të Rezolutës 1325 e OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me UN-Women, mbajtën konferencën me temën “Roli i grave në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë”.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, gjatë fjalimit të saj në përvjetorin e 21-të të Rezolutës 1325 të OKB-së, u shpreh se është e bindur se pa pjesëmarrje të plotë e të barabartë të grave, nuk do të mund të garantohet asnjëherë paqja dhe siguria e qëndrueshme.

Më tej, presidentja Osmani-Sadriu theksoi se promovimi i fuqisë vendimmarrëse të  grave në këtë sektor strategjik nënkupton edhe nivelin me të cilin mund të matet niveli i demokracisë në vend tonë.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj u shpreh se progresi i përgjithshëm shtetëror, qytetar dhe shoqëror, bazohet në fuqizimin dhe kultivimin e vlerave tona unike të diversitetit gjinor, etnik, fetar e kulturor. Ai theksoi se roli i grave dhe kontributi i tyre, nga pozitat e tyre vendimmarrëse, ka qenë i pazëvendësueshëm në avancimin e proceseve tek synimet strategjike për paqen dhe sigurinë globale.

Në këtë ngjarje, përveç përfaqësueseve nga institucionet publike, shoqërisë civile dhe mediave, gjithashtu morën pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla si dhe Koordinatorja për zhvillim nga Kombet e Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson, ku trajtuan progresin e arritur dhe sfidat, sa i përket përfaqësimit të barabartë gjinor në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM