Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti dhe Giacobbe bisedojnë për bashkëpunimin në mes dy vendeve dhe për procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë

Nën 18, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti bashkë me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe Shefin e Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, zhvilloi takimin e rregullt javor me të ngarkuarin me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicholas Giacobbe, i shoqëruar nga zyrtarja për çështje politike, Mia ter Haar.

Në këtë takim të rregullt, kryeministri Kurti dhe i ngarkuari me punë në ambasadën e ShBA-ve, Giacobbe diskutuan për zhvillimet në vend, bashkëpunimin në mes dy vendeve dhe për procesin e bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Kurti theksoi gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për angazhimin e saj për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që në qendër të saj ka njohjen reciproke dhe nga e cila përfitojnë popujt dhe qytetarët e dy vendeve.

I ngarkuari me punë në ambasadën e ShBA-ve, Giacobbe shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës, sidomos në lidhje me strehimin e qytetarëve afganë në Kosovë. Falë këtij bashkëpunimi, sot në mëngjes edhe 54 qytetarë afganë që kishin gjetë strehim të përkohshëm në Kosovë tashmë kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të filluar jetën e tyre të re. Ai po ashtu tha se ka mirëpritur ftesën e Qeverisë amerikane për Kosovën në Samitin e Demokracisë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM