Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë në postimin e tij në Facebook se sot në mëngjes një lajm i hidhur na ka tronditur për tragjedinë e ndodhur në Bullgari ku humbën jetën 46 qytetarë të Maqedonisë së Veriut.
Ai ka ngushëlluar familjarët e viktimave dhe ka thënë të lutemi për shërimin sa më shpejtë të të lënduarve.
Ky mëngjes na tronditi me lajmin e hidhur për tragjedinë e ndodhur ne Bullgari. 46 qytetarë të Maqedonisë së Veriut njoftohet se kanë humbur jetën në autobusin që po kthehej nga Turqia.
Ngushëllime familjarëve të viktimave, bashkëndjejmë dhe jemi me ta në këtë tragjedi, si dhe lutemi për shërimin sa më shpejtë të të lënduarve.