Build Skills with our trainings

Sign up now!

KMDLNj dënon sulmin në Gllogjan si akt të dhunës kundër të drejtës për jetë

Nën 27, 2021

Mbrëmë pas orës 18.00 personi/a të paidentifikuar, me armë zjarri sulmuan autobusin në linjën Gjakovë – Deçan me ç’rast humbën jetën shoferi i autobusit dhe dy nxënës ndërsa dy të tjerë u plagosën. Krimi ishte shumë i rëndë dhe me të drejtë shkaktoi hidhërim të thellë te të gjithë qytetarët e Kosovës dhe vendeve tjera ku jetojnë shqiptarët.

Për KMDLNj është shqetësues fakti se sulmohet një autobus që bartë nxënës të cilë janë ndjerë të sigurt sikur edhe familjet e tyre. Sipas një dëshmitari që i mbijetoi sulmit, personi që kishte sulmuar autobusin ishte i maskuar që lë të kuptohet se mund të ketë qenë i njohur për shënjestrën e sulmit.

KMDLNj vlerëson angazhimin e shpejtë të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit dhe shpreson se shpejt do ta kapin personin që ka kryer këtë krim të pashembullt pas së cilave do të dihen motivet për këtë krim. KMDLNj thërret të gjithë të cilët, me të drejtë e gjykojnë këtë krim që të përmbahen në cilësimin e krimit sepse për këtë janë përgjegjës vetëm institucionet hetuese dhe gjykata përkatëse.

Çdo cilësim jashtë këtyre institucioneve përgjegjëse vetëm sa mund ta pengojnë procesin e hetimit , ta dëmtojnë ate dhe shkaktojnë paqartësi në opinion.

Politika duhet të qëndrojë larg këtyre hetimeve, si me deklarime, ashtu edhe me veprime.

KMDLNj beson fuqishëm se Policia e Kosovës ka kapacitete dhe aftësi të mjaftueshme profesionale që në bashkëpunim me institucionet tjera,  ta zbardhë rastin dhe të sjellë përgjegjësin/itë për këtë krim para organeve të drejtësisë.

KMDLNj shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave dhe ndanë dhimbjen me ta për vrasjen e më të dashurëve të tyre, thuhet në komunikatën për media e KMDLNj-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM