Build Skills with our trainings

Sign up now!

AGK: Thirrje për aplikim, Çmimet Vjetore për Gazetari 2021

Dhj 8, 2021

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, i rikthen Çmimet Vjetore për Gazetari 2021.

Përmes këtyre çmimeve synohen të identifikohen dhe nderohen gazetarët që prodhuan storje të jashtëzakonshme përgjatë vitit 2021, qoftë në mënyrë të pavarur, qoftë si punonjës së mediumeve të ndryshme.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë gazetarët që janë banorë të Kosovës, me vetëm një storje apo cikël storjesh në një kategori, që janë publikuar nga 1 janari 2021 deri më 7 dhjetor 2021.

Fituesit do të shpërblehen për katër kategoritë si në vijim:

Gazetari i vitit / Gazetarja e vitit – Shpërblimi: 1,000 EURO

TV Storja më e mirë e vitit – Shpërblimi: 700 EURO

Web Storja më e mirë e vitit – Shpërblimi: 700 EURO

Kameramani/ja më i mirë i vitit – Shpërblimi: 600 EURO.

Kandidatët do të vlerësohen në bazë të rëndësisë së temës; mënyrës së trajtimit të çështjes; cilësisë gazetareske duke përfshirë njohurinë e kontekstit, objektivitetin, analizën kritike, njohurinë dhe etikën në trajtimin e temës; thellësisë dhe vijimësinë e mbulimit të storjes: ndikimi që storja ka pasur; kreativiteti dhe stilit.

Për më shumë informata dhe kushtet për aplikim, ju lutem shihni termat e referencës që janë në dispozicion në formë elektronike në gjuhën shqipe në dokumentin e dhënë.

Afati i fundit për aplikim është: 19 dhjetor, 2021, ora 16:00, thuhet në faqen zyrtare të AGK-së.

 

Për të aplikuar shkarkoni formën e aplikimit, plotësoni atë dhe dërgoni në adresën elektronike: aplikimet@agk-ks.org

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM