Build Skills with our trainings

Sign up now!

Shkollat, përkundër përshtypjes së parë, po mbesin prapa

Dhj 20, 2021

Hapja e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan përveç se u konsiderua ngritje e nivelit të arsimit në këtë qytet. Objekti në të cilin dikur ishte Shkolla e Mjekësisë e kësaj komune, u lirua për t’u shndërruar në universitet. Që nga 2013-ta, kjo shkollë ka mbetur pa një objekt të saj.

“Fakti që këto dy shkolla punojnë bashkë i lejon mundësitë minimale për punën, por, jo edhe mundësitë optimale”, thotë drejtori i Shkollës së Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi”, Shaban Tërstena, cili vlerëson se kjo situatë ua mundëson mbajtjen e mësimit teorik, por sipas tij mungojnë hapësirat ku do të vendoseshin kabinetet dhe laboratoret.

Pengesë tjetër është edhe ajo se mësimi mbahet në tre ndërrime, me orar të shkurtuar prej 30 minuta.

Për këtë problem të kahmotshëm, Tërstena thotë se kanë bërë kërkesë në institucione përkatëse, por që mundësitë për zgjidhjen e kësaj çështje janë shumë minimale.

“Ne kemi bërë kërkesa të mëhershme edhe në institucione përkatëse dhe në shumicën e rasteve kemi ardh në përgjigje se përpjekjet e nivelit komunal janë që universiteti ‘Kadri Zeka’ të transferohet te pjesa e FSK-së, ndërsa kjo e fundit të kalojë në një objekt tjetër..” thekson drejtori i shkollës së mjekësisë.

Por, sipas tij, nga niveli komunal ende nuk është marrë ndonjë hap as per caktim të tokës, hapësirës ndërtimore ku do të mund të ndërtohej ndonjë objekt dhe gjithashtu nuk ka asnjë projekt apo ndonjë kërkesë për donatorë që do të mundësonte një investim për ndërtimin e objektit qoftë nga niveli komunal ose qeveritar.

Edhe drejtori i Shkollës Ekonomike të Gjilanit, Fadil Kqiku vlerëson se nevoja për objektin e shkollës së mjekësisë është jashtëzakonisht e madhe.

“Duke e marrë për bazë numrin e madh të nxënësve dhe mungesës së hapësirës për zhvillim normal të procesit mësimor, nevoja për objektin e Shkollës së Mjekësisë është jashtëzakonisht e madhe”, ka thënë ai.


Fadil Kqiku, drejtor i Shkollës Ekonomike “Marin Barleti”

Përveç se mësimi zhvillohet në tri ndërrime, të dy shkollat kanë po ashtu probleme edhe me realizimin e praktikës profesionale nëpër kabinete dhe laboratore.

Sipas Maljinda Hoxhës, nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan, shumë shpejt këtij problemi do t’i vie fundi.  Ajo theksoi se sapo të lirohet objekti i Universitetit “Kadri Zeka”, nxënësit e Shkollës së Mjekësisë do të transerohen në atë objekt.

“Ish objekti i shkollës së mjekësisë, aktualisht objekt i Universitetit ‘Kadri Zeka’,nxënësit do të transferohen në objektin e lartëcekur. Ndërsa Universiteti ‘Kadri Zeka’, është planifikuar të zhvendoset në objektin e FSK-së, ku planifikohet si kampus i  Universiteti ‘Kadri Zeka’”, tha Hoxha për KosovaLive. 

Profesori i edukatës fizike në Shkollën e Mjekësisë së Gjilanit, Ramiz Ramadani, thotë prej kur punon në këtë shkollë kanë pasur probleme… vështirësi për shkak të mungesës së hapësirës. Mungesa e hapësirës i ka detyruar që t’i shkurtojnë orët mësimore, e që kjo sipas tij e bënë më të vështirë realizimin e planprogramit mësimor.

“Shkolla, përveç klasëve nuk ka kabinete për punë praktike, as mjete të tjera të konkretizimit për ta lehtësuar mësimnxënien. Imagjinoje, nxënësit tanë edhe në orën e TIK-ut e mbajnë në klasë duke marrë shënime”, shton ai.

Përveç probleme që i përfaqëson të dy drejtimet në një objekt, Ramadani thotë se edhe ai vet ballafaqohet me vështirësi për shkak të hapësirës së mangët.

“Në shumicën e rasteve orët na përputhen më kolegë të tjerë, pra i bie që në të njëjtën kohë të këmi mësim dy klasë në të njëjtën sallë të edukatës fizike. Unë gjatë këtij viti mbaj mësimin me klasët e XII-ta, ndërsa kolegia nga ekonomia mban mësim me klasët e X-ta, dhe kjo na bën të pamundur realizimin e planprogramit mësimor pasi qe kemi programe të ndryshme”, thotë ai.

Ramadani thotë se sallave ku mbahet edukata fizike u mungojnë pajisjet për t’u ngrohur dhe gjatë stinës së stinës së dimrit, në pamundësi për ta mbajtur orën në sallë, duhet “ta mbajmë në klasë duke shpjeguar teori”.

Sipas kryetares së Shkollës së Mesme Ekonomisë “Marin Barleti”, Antika Haxhiu, u bë kohë që gjenerata të ndryshme të kësaj shkolle ballafaqohen me mungesë hapësire.

“U bënë shumë vite që gjenerata të ndryshme të mjekësisë ballafaqohen me mungesë hapësire, duke mësuar në shkolla të huaja, si dhe duke mos parë asnjë hap konkret drejt ndërtimit të një objekti, i cili do t’i ketë të gjitha kushtet për nxënësit e kësaj shkolle”, shtoi ajo.

Në bazë planin strategjik të arsimit në Kosovë prej 2017 deri 2021, Ministria e Arsimit pasqyronr nivelin në vend sa i përket mësimit nëpër shkolla. Në analizën e MASHT-it thuhet se Kosova gjatë vitit të fundit Kosova ka arritur shkallë të lartë të përfshirjes në arsim si ai parauniversitar dhe atë universitar.

“Gjatë vitit të fundit, Kosova ka shënuar ngritje të përfshirjes në edukimin parashkollor dhe atë parafillor. Kjo ka ardhur në saje të integrimit të një numri të theksuar të fëmijëve në edukim parashkollor nga sektori jo-publik dhe investimet publike në disa komuna”, thuhet në analizën e MASHT-it.

Edhe kryetari i Sindikatës së Arsimit në Kosovë, Rrahman Jashari, shprehet i zhgënjyer sa i përket nivelit të arsimit në vend.

“Shkollat në Kosovë kanë mbetur mbrapa”, thotë ai për KosovaLive, derisa thekson se shkollat nga jashtë duken të bukura, por brenda mësimi zhvillohet me shkumës, shpuzë, tabelë dhe me tekste shkollore.


Në një analizë tjetër të sistemit arsimor të publikuar nga Friedrich-Ebert-Stiftung”, me autore Luljeta Aliu, thuhet se në Kosovë ekzistojnë gjithsej 43 institucione parashkollore publike, të shpërndara në 22 komuna. Njëkohësisht funksionojnë edhe 88 institucione parashkollore private të licencuara nga MASHT-i.

“Në institucionet parashkollore publike janë 22 mijë e 157 fëmijë, ndërsa në ato private janë të përshirë edhe 3 mijë e 20 fëmijë”, thuhet në analizë.

Ndryshe, institucionet e vendit janë kritikuar për mosndarje të mjaftueshme të mjeteve financiare për arsimin, derisa si mësimdhënësit ashtu edhe SBASHK-u i kanë bënë disa herë radhazi thirrje Qeverisë për të ndihmuar që ngritja e nivelit të arsimit në Kosovë të vihet edhe më shumë në dukje.

Yllka Ramadani

Projekti “Forcimi i Mediave të Pavarura dhe Promovimi i Sigurisë së Gazetarëve në Kosovë” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë dhe Albany Associates.

Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM