Polica në Mitrovicë ka realizuar ekzekutimin e tri urdhëresave të lëshuara nga Gjykata.
Mbi bazën e urdhëresave është arrestuar i dyshuari G. B., 33 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë, kishte lëshuar urdhëresat: Ed.nr.51/20, Ed.nr.99/20 dhe Ed.nr.82/21, për veprën penale ,,Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.




