Build Skills with our trainings

Sign up now!

KDI: Kompania që është në Listë të Zezë fiton kontratë përmes UNOPS

Shk 4, 2022

KDI bën të ditur se me vendim të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), më 1 shkurt të vitit 2021, kompania Interlab Sh.P.K është futur në Listën e Zezë të operatorëve ekonomikë. Rregullat e prokurimit përcaktojnë që kompanitë që futen në listë të zezë nuk kanë të drejtë të ofertojnë apo të fitojnë kontratë për një periudhë deri një vjeçare. Sidoqoftë, kjo kompani, pak ditë para se të bëhej një vit, më 13 janar 2022 ka fituar një kontratë në vlerë prej rreth 350,000 dollarë nga UNOPS, organizatë kjo të cilën Qeveria e Kosovës e kontraktoi për të menaxhuar me blerje të disa produkteve dhe shërbimeve për të luftuar pandeminë Covid 19.

Sipas Ligjit për Prokurim Publik, nëse një kompani gjatë procesit të tenderimit bën ndonjë falsifikim të dokumentacionit ose paraqet ndonjë deklaratë të rreme, atëherë mund të futet në Listë të Zezë për një periudhë maksimale prej 12 muajsh. Vendimi merret nga OSHP, pas kërkesës nga autoriteti kontraktues. Në rastin e Interlab SH.P.K, kërkesa për t’a futur në listë të zezë ishte bërë nga SHSKUK, dhe e njejta ishte aprovuar nga OSHP. Gjatë periudhës së diskualifikimit, kompania Interlab nuk ka pasur të drejtë që të ofertojë dhe të fitojë kontratë në aktivitete të prokurimit.

Gjatë vitit 2020, Kuvendi i Kosovës i ka miratuar disa kredi ndërkombëtare me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) i cili është pjesë e Bankës Botërore. Sipas marrëveshjes, prokurimi i disa produkteve mjekësore ka kaluar tek Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS). Për të menaxhuar me shërbimet e prokurimit në kuadër të kësaj marrëveshje, Kosova do t’i paguajë UNOPS-it një buxhet prej rreth një milion Euro. Megjithatë, sipas marrëveshjes UNOPS realizon prokurimet duke zbatuar procedurat e saj të prokurimit dhe jo Ligjin për Prokurim Publik. përkundër që blen me para nga buxheti i Kosovës.

KDI ngreh shqetësimin që prokurimet të cilat realizohen përmes UNOPS duhet të përfillin rregullat dhe ligjet e Kosovës, sepse nëse në të kundëtën ato do mund të nxisin kompanitë e papërgjegjshme të tentojnë të marrin kontrata.

KDI i rekomandon Ministrisë së Shëndetësisë, që si implementuese e projektit “Projekti Emergjent Covid-19 për Kosovën” të punojë ngushtë me UNOPS dhe të kërkojë që gjatë blerjeve të merren parasysh ligjet e Republikës së Kosovës, sidomos Ligji për Prokurimin Publik dhe dispozitat që rregullojnë diskualifikimin dhe përshtatshmërinë e operatorëve ekonomik, thuhet në komunikatën për media e KDI-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM