Build Skills with our trainings

Sign up now!

Latifi në Spitalin e Pejës kërkon avancim dhe ngritje të cilësisë së shërbimeve shëndetësore

Shk 7, 2022

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, me bashkëpunëtorë qëndroi sot pasdite në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ku me drejtorin e spitalit Skënder Dreshaj dhe personelin aty bisedoi për punën në këtë spital, sfidat dhe projektet për të ardhmen.

Ministri Latifi falënderoi drejtuesit e spitalit dhe personelin për punën e bërë dhe kujdesin e treguar në trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe me sëmundje të tjera.

Ministri theksoi nevojën që spitalet e përgjithshme ta kenë kuadrin e tyre profesional, ndërsa riorganizimi i resurseve do të mundësonte që spitalet ta kenë kuadrin e nevojshëm, sidoms për ato lëmi ku numri i tyre është i vogël.

Gjatë kësaj vizite u theksua edhe rëndësia e avancimit dhe përdorimit të teknologjisë informative në funksion të ngritjes së cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore dhe përdorimi i telemjekësisë, gjithashtu.

Spitali i Pejës ka afër 600 të punësuar dhe ofron shërbime shëndetësore dytësore për qytetarët e komunave që gravitojnë në Rajonin e Pejës, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM