Build Skills with our trainings

Sign up now!

Tahiri: E turpshme që VV nuk votoi komisionin hetimor për krizën energjetike

Mar 28, 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kritikuar ashpër deputetët e mazhorancës për votimin kundër themelimit të një komisioni hetimor parlamentar për krizën energjetike, për çka GP i PDK-së e ka lëshuar seancën plenare.

Tahiri në një konferencë për media tha se nga dy dekada prej që është themeluar Kuvendi i Kosovës kjo është hera e parë që një parti politike bllokon themelimin e një komisioni hetimor.

“Asnjëherë në të kaluarën, asnjë Grup Parlamentar nuk ka ndodhur që të refuzojë të hedhim dritë mbi çfarë keqpërdorimi të mundshëm që ka mundur të ndodhë nga cilido institucion, kushdo qoftë ai. Republika e Kosovës ka një histori sa i përket hetimeve parlamentare. Hetimi parlamentar është i një instrument i opozitës i rregulluar me ligj”, shtoi ai.

Tahiri theksoi se për formimin e komisionit hetimor parlamentar për krizën energjetike  paraprakisht ka pasur një dakordim mes Grupeve Parlamentare që të propozohen emrat dhe pastaj të vazhdohet me procedimin më tutje në Kuvend.

“Sot edhe ashtu kërkova që të mos kemi debat për këtë çështje, por të votohet komisioni dhe pastaj ai të hedh dritë mbi të gjitha dyshimet që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe. Vlen të theksohet se gjatë kësaj periudhe janë shpenzuar afër 200 milionë euro nga taksat e qytetarëve dhe pikërisht kërkesa jonë dhe e partive tjera opozitare ishte që të hidhet dritë mbi shpenzimin e këtyre taksave, se si janë menaxhuar, ku kanë shkuar, kush ka përfituar nga to, kush kanë qenë kompanitë të cilat kanë blerë rrymë në emër të Republikës së Kosovës.

Sot Qeveria Kurti ka hapur një debat për një aferë shumë të madhe korruptive, të cilën sot u mundua me vota ta ndalë, mirëpo opozita ka edhe instrumente tjera për krijimin e këtij komisioni. Siç e dini ligji parlamentar i lejon opozitës të themelojë një komision të tillë me 40 nënshkrime”, theksoi Tahiri.

PDK paralajmëron se do të inicojë themelimin e një komisioni hetimor parlamentar përmes formave tjera, që të hedh në dritë të gjitha keqpërdorimet që janë bërë gjatë krizës energjetike, thuhet në komunikatën për media e PDK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM