Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës përmes postimit në rrjetin social Facebook, ka publikuar rastet e të infektuarve me COVID-19, më 31.03.2022.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 278 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.098 doza të vaksinës.
Deri më sot 820.402 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 100.056 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 902 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.746.
Në total numri i rasteve aktive është 591.