Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim Akademikun e njohur shqiptar, profesor Rexhep Qosja.
Në këtë takim, ministri Mehaj ndau mirënjohje për Akademikun Rexhep Qosja, për kontributin e jashtëzakonshëm në krijimtarinë letrare dhe etno-kulturore, si dhe shtet-ndërtimin e Republikës së Kosovës.
Nga ana e tij, Akademiku Qosja e përgëzoi ministrin Mehaj për punën e palodhshme në vazhdimin e forcimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës që është një ndër shtyllat kryesore të shtetit tonë të ri, thuhet në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.
“Sot në Ministrinë e Mbrojtjes kam pritur në takim Akademikun Rexhep Qosja.
Akademikun i njohur shqiptar, profesor Rexhep Qosja, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në letërsi.
Për kontributin e jashtëzakonshëm në krijimtarinë letrare dhe etno-kulturore, si dhe shtet-ndërtimin e Republikës së Kosovës, ndava mirënjohje për të.
Të punojmë pa u lodhur dhe me perkushtim në forcimin e ushtrisë së Republikës së Kosovës si një ndër shtyllat kryesore të shtetit tonë, ishte porosia kryesore e Akademik Qosjes.
Faleminderit për gjithë kontributin që keni dhënë ndaj vendit”, ka thënë ministri Mehaj.