Njësitet Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në kuadër të planit operativ sot kanë parandaluar katër raste të tentim kontrabandës në regjionin e Mitrovicës.
Njësit e doganës kanë identifikuar automjetet e dyshimta të cilat edhe janë ndaluar në orët e mëngjesit. Automjete transportuese bartnin mallra të kontrabanduara nga Serbia.
- Në automjetin e parë janë gjetur 1200 litra pije joalkoolike, 105 litra vaj ushqimor dhe 144 litra tretës/nitro solvent.
- Në automjetin e dytë është hasur në 1470 litra pije joalkoolike.
- Në automjetin e tretë është hasur në 2329 litra pije joalkoolike.
- Në automjetin e katërt është hasur në 900 litra tretës/nitro solvent.
Të gjitha automjetet dhe mallrat janë sekuestruar derisa ka filluar procedura kundërvajtëse, thuhet në faqen zyrtare të Doganës së Kosovës.




