Bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, publikon çmimet e produkteve të naftës si në vijim:
Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës
- Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.78 € për litër;
- Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.73 € për litër;
- Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër.
Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 07/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit, thuhet në faqen zyrtare të MINT-it.




