Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT: Mbahet takimi lancues për Programin e Reformave në Ekonomi 2023 – 2025

Kor 15, 2022

Ministri Murati kryesoi sot takimin lancues për Programin e Reformave në Ekonomi 2023-2025. Ky program, si pjesë e dialogut në mes të Bashkimit Evropian e Republikës së Kosovës, paraqet nivelin më të lartë të angazhimit të BE-së në çështjet socio-ekonomike për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, që përfshinë tranzicionin e gjelbër dhe dixhitalizimin.

Në këtë linjë, zbatimi i reformave të identifikuara në PRE është kyç në arritjen e kritereve të anëtarësimit të Kosovës në BE, përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes, krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe rritjen e gjithëpërfshirjes sociale.

Gjatë fjalës së tij, ministri Murati ritheksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që të vazhdohen përpjekjet e filluara në vitin 2021 për formalizim dhe aktivitet të shtuar ekonomik. Prandaj, edhe dizajnimi i reformave strukturore të mirë-targetuara është kyç për të siguruar këtë vazhdimësi e për të tejkaluar sfidat e fundit ekonomike me të cilat mbarë bota po ballafaqohet si rezultat i luftës në Ukrainë.

Në këtë linjë, Ambasadori Szunyog u shpreh se përgjatë viteve të fundit cilësia e PRE-së së dorëzuar nga Kosova ka shënuar përmirësim të dukshëm, andaj edhe falënderoi autoritetet përkatëse për përkushtimin e tyre në këtë proces.

Zbatimi i suksesshëm i reformave të parapara në PRE reflektojnë mbi rrugëtimin e Republikës së Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian, andaj Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar në implementimin e plotë të konkluzioneve të perbashkëta që dalin nga ky proces, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM