Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca: Policët e rënë në krye të detyrës janë heronjtë e shtetndërtimit

Kor 26, 2022

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot, me rastin e Ditës memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, bëri homazhe dhe vendosi lule te lapidarët e policëve të rënë në krye të detyrës.

Në ceremoninë e organizuar me rastin e kësaj dite, kryetari Konjufca theksoi se Policia e Kosovës me punën dhe organizimin e saj të palodhshëm ka arritur që të shënohet si institucioni më i besueshëm i popullit tonë. Në këtë rrugëtim, shtoi kryetari i Kuvendit, 21 policë ranë në krye të detyrës, të cilët nuk kursyen as jetën e tyre në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

“26 korriku është data e heronjve tanë policë. 21 policët e rënë në krye të detyrës janë heronj të shtetndërtimit, të sundimit të ligjit, demokracisë dhe paqes në vendin tonë”, tha kryetari Konjufca.​

Kreu i Kuvendit tha se institucioneve u mbetet të punojnë më shumë në arritjen e idealeve të heronjve tanë, për të garantuar mbrojtjen dhe ndërtimin e sigurt të Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM