Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAPL marrëveshje mirëkuptimi me Komunën e Junikut, Mamushës, Rahovecit, Suharekës në kuadër të programit CIF

Kor 30, 2022

Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi ka nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit me kryetarin e Komunës së Junikut Ruzhdi Shehu, vlera e së cilit është 74.932,00€, prej tyre MAPL bashkëfinancon vlerën prej 50.000,00€, ndërsa Komuna e Junikut vlerën prej 24.932,00€.

Gjithashtu, ministri Krasniqi ka nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit me kryetarin e Komunës së Mamushës Abdülhadi Krasniç, ku vlera e projektit është 65.600,00€, prej tyre MAPL bashkëfinancon vlerën prej 45.000,00€, ndërsa Komuna e Mamushës vlerën prej 20.600,00€.

Po ashtu, ministri Krasniqi ka nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit edhe me kryetarin e Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, vlera e projektit është 174.519.05€, bashkëfinancimi nga MAPL është në vlerë prej 100.000,00€, ndërsa nga komuna vlera është 74.519.05€.

Në fund, ministri Krasniqi ka nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, vlera e projektit është 175.000,00€, prej tyre MAPL bashkëfinancon vlerën prej 100.000,00€, ndërsa Komuna e Suharekës vlerën prej 75.000,00€.

Projektet e tilla janë vazhdimësi e punës së MAPL me qëllim të përkrahjes së komunave, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje më të lehtë në shërbime, thuhet në komunikatën për media e MAPL-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM