Sister Flats/Banesat Motra ndodhet në një apartament në Prishtinë dhe është në pronësi të një gruaje nga Kosova, e cila jeton jashtë vendit. Përgjatë Manifesta 14, banesa e saj do të paraqesë një ndërhyrje artistike nga Alicja Rogalska të zhvilluar në dialog me aktiviste feministe nga Kosova. Projekti i saj e sheh motërzimin si mjet për emancipim brenda sferës familjare dhe më gjërë në shoqëri. Rogalska punon me aktiviste dhe advokuese për të ofruar një hapësirë për këshillim ligjor falas për gratë vendase.
Sesioni i parë do të mbahet të hënën, më 1 gusht. Çdo grua, apo personat që identifikohen si të tillë, janë të mirëpritur të përdorin këto shërbime këshilluese pa pagesë, thjesht duke u paraqitur në banesë. Nuk ka nevojë për regjistrim. Privatësia dhe anonimiteti janë të garantuara. Secila nga këshillueset ka vite eksperiencë në fushën ligjore të këshillimit dhe gjithashtu ekziston mundësia për referim në specialistë në organizata përkatëse mbështetëse, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14.
Shihni agjendën në vegzën në vijim për më shumë detaje: https://manifesta14.org/sq/event/evente-ne-sister-flats/