Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se pas refuzimit të ankesës së palës nga ana e Komisionit për shqyrtimin e ankesave ka filluar largimin e tarracës (konstruksionit) që ishte i vendosur në sheshin qendror të Prishtinës, afër hotelit “Swiss Diamond”.
Komuna e Prishtinës në postimin në Facebook njofton se në sheshet e kryeqytetit do të vazhdon aksionin për lirimin e hapësirave të uzurpuara nga bizneset edhe në vijim.
Pas vërtetimit të vendimit të Drejtoria e Inspecionit- Komuna e Prishtinës dhe refuzimit të ankesës së palës nga ana e Komisionit për shqyrtimin e ankesave të Komunës së Prishtinë,, fillon largimin i tarracës (konstruksionit) të fundit që ishte i vendosur në sheshin qendror të Prishtinës.