Ndër prioritetet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për vitin 2022 është mbështetja e individëve të cilët e zhvillojnë veprimtarinë e tyre profesionale në fushën e sportit dhe kulturës që përmes Fondit për Shërimin dhe Rikuperimin e Lëndimeve të tejkalojnë sfidat potenciale që mund të kenë gjatë karrierës së tyre aktive.
Fondi për Shërimin dhe Rikuperimin e Lëndimeve synon mbështetjen financiare për mbulimin e shpenzimeve të shërbimeve mjekësore për shërim apo rikuperim në rast të lëndimeve fizike që ndodhin përgjatë aktivitetit të tyre stërvitor/përgatitor apo garues/performues, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.
Thirrja është e hapur. Bashkangjitur gjeni linkun me detajet tjera dhe mënyrën e aplikimit: https://bit.ly/3Pfkf9K






