Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar presidentin e Malit të Zi, Milo Đukanović dhe familjarët që humbën të dashurit e tyre gjatë ditës së djeshme në Cetinje të Malit të Zi.
Presidentja Osmani ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta presidentit Đukanović dhe familjarëve të viktimave që mbetën të vrarë gjatë ditës së djeshme në Cetinje të Malit të Zi.
Presidentja Osmani, ka thënë se në këtë moment pikëllimi qëndrojmë me popullin e Malit të Zi, thuhet në faqen zyrtare të Presidentes së Kosovës.
“Të pikëlluar nga lajmi për të shtënat masive sot në Cetinje të Malit të Zi. Ngushëllimet më të sinqerta Presidentit të Malit të Zi, Đukanović, familjeve të cilat i kanë humbur të dashurit e tyre dhe shërim të shpejtë të lënduarve. Qëndrojmë me popullin e Malit të Zi në këtë moment pikëllimi”, ka shkruar Osmani në Twitter.