Build Skills with our trainings

Sign up now!

MD: Mblidhet grupi koordinues ndër-ministror kundër dhunës në familje

Gus 31, 2022

Përfaqësues nga policia, prokuroria, mbrojtësit e viktimave, Gjykata, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Agjensia për Barazi Gjinore, Avokati i Popullit, dhe përfaqësues të institucioneve partnere ndërkombëtare e organizatave të shoqërisë civile në takimin e radhës të Grupit Koordinues Ndër-Ministror kundër Dhunës në Familje, kryesuar nga Koordinatorja Kombëtare, Dr. Nita Shala.

Ministrja Albulena Haxhiu theksoi që lufta ndaj fenomenit të dhunës ndaj grave dhe vajzave si dhe dhunës në familje mbetet luftë e pa kompromis për të cilën kërkoi të ndërmerren veprime konkrete dhe rezultatet të jenë ato të cilat dëshmojnë sa më parë përkushtimin institucional në këtë drejtim dhe ngritjen e efikasitetit të këtyre institucioneve.

Grupi adresoi pesë pika diskutimi:

-U raportua nga institucionet përgjegjëse progresi drejt zbatimit të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.

-Së bashku me Kryetaren e Komisionit Parlamentar për të Drejta të Njeriut, znj. Duda Balje, u diskutua mbi zhvillimet drejt hartimit të projekt-Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje;

-U raportua mbi punimet e Grupit të Përgjigjes Emergjente dhe hapave drejt krijimit të Komisionit Profesional që do të bëjë analizën e dakorduar nga anëtarët e Grupit të Përgjigjes Emergjente;

-U diskutua mbi databazën për mbrojtje nga dhuna në familje, rëndësinë dhe potencialin e saj si dhe

-Planifikimi i fushatës sensibilizuese “16 ditë aktivizimi kundër dhunës në familje”, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM