Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca: Nënë Tereza është shembulli më i mirë i humanizmit

Sht 5, 2022

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me presidenten Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryeministrin Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule te shtatorja e Nënës Terezë në Prishtinë, në 25-vjetorin e vdekjes së saj.

Kryetari Konjufca tha se sot po e kujtojmë dhe nderojmë figurën e Nënës Terezë, shembullin më të devotshëm të humanizmit e besimit të vërtetë, simbolin e kombit shqiptar me nam botëror.

“Po e kujtojmë simbolin e rëndësishëm të kombit shqiptar, por edhe të mbarë botës, Nënën Terezë, e cila është shembulli më i sigurtë i devocionit, i besimit të vërtetë dhe i humanizmit”, tha kryetari Konjufca.

Tutje, kreu i Kuvendit vlerësoi dhe çmoi lart personalitetin e ndritur të Shën Terezës, duke theksuar se ajo u bë shembull inspirues për miliona njerëz.

“Shembulli i saj ka inspiruar miliona njerëz anekënd botës”, tha kryetari Konjufca.

Kryetari i Kuvendit vlerësoi po ashtu se Nëna Terezë nuk e harroi kurrë kombin shqiptar dhe se ajo gjithmonë ishte afër tij edhe në ditët më të vështira, duke lobuar kështu tek udhëheqësit botërorë për çështjen tonë, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM