Build Skills with our trainings

Sign up now!

Dogana: Parandalohet kontrabanda me mallra ushqimore dhe telefona mobil

Sht 9, 2022

Oficerët doganor kanë parandaluar dy raste të tentim  kontrabandës, ku janë kapur mallra ushqimore dhe telefona mobil.

Në magjistralen Kaqanik – Ferizaj, njësitet antikontrabandës të Doganës së Kosovës kanë selektuar një automjet të dyshuar për kontrolle, mirëpo ai nuk i është bindur urdhërave për t’u ndaluar dhe ka tentuar të largohet, mirëpo oficerët doganor kanë arritur ta ndalojnë automjetin dhe me këtë rast janë gjetur 660 kg mjalt industriale e kontrabanduar në Kosovë. Mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.

Derisa në rastin e dytë zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë kryer një kontrollë në nje dyqan / Mobil Shop dhe me kete rast jane gjetur 39 telefona Smart pa dokumentacion e të cilët janë kontrabanduar në Kosovë. Telefonat e kontrabanduar jane sekuestruar dhe ndaj kompanisë janë inicuar procedurat kundervajtjëse, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM