Build Skills with our trainings

Sign up now!

More Raça, zëri i femrave kosovare përmes filmit

Sht 22, 2017

More Raça ka lindur në Gjakovë, ndërsa shkollën fillore dhe atë të mesme i ka kryer në Prishtinë, ku edhe jeton. Në vitin 2014 ka diplomuar në Fakultetin e Arteve, përkatësisht në degën regji filmi dhe tani është në përfundim të studimeve postdiplomike master. Që në fillim të karrierës Morea me punën e saj e ka krijuar imazhin e një femre të suksesshme. Pas përfundimit të studimeve ajo ka realizuar filmin e metrazhit të shkurtër “Amel”, me të cilin ka fituar 13 çmime nga afro 40 festivale ndërkombëtare, ku ka qenë pjesëmarrëse.

“Në disa prej festivaleve kam qenë e pranishme dhe ishte një eksperiencë e mrekullueshme për mua, pasi aty kam takuar kineastë të ndryshëm, fitues të çmimeve të mëdha kinematografike si Golden Globe dhe Oscar. Do ta veçoja çmimin që kam marrë në festivalin “Altcine Action”,  sepse më ka siguruar një koproduksion me kompaninë “Two Thirty Five”, e cila është një ndër kompanitë filmike më të mëdha në Evropë. Përveç këtyre çmimi mban emrin e një regjisoreje të madhe, Alida Dimitrou dhe ky është një privilegj për mua”, shprehet ajo.

“Unë duhet të bëj përpjekje të pazakonta të arrij suksese, sepse unë jam një grua.  Nëse unë dështoj, askush nuk do të thotë: ajo nuk e ka atë që duhet. Ata do të thonë: gratë nuk kanë atë që duhet”. Është pikërisht kjo motoja e regjisores së re More Raça, që e shtyn atë të realizojë filma me theks të veçantë për të drejtat e gruas.

Ajo e di se me anë të filmit nuk mund të bëjë ndryshime të mëdha, por e konsideron si mënyrën më të mirë për të vetëdijësuar shoqërinë, duke ngritur zërin kundrejt padrejtësive që i bëhen femrave.

“Unë mendoj që profesioni im është vetëm një zë më shumë i femrës, në kërkimin e të drejtave të saj. Tematikat e filmave të mi gjithmonë kanë për subjekt gruan kosovare me sfidat, problemet dhe peripecitë e saj, por gjithmonë duke dhënë mesazhin se gruaja kosovare ka forcë për t’i zgjidhur këto probleme”, pohon ajo.

More Raça është kryetare e Shoqatës së autorëve dhe producentëve të filmit “Arte Shtatë”. Veç kësaj, ajo ka qenë koordinatore e edicionit të katërt të festivalit “Rolling Film Festival”.

Së fundmi regjisorja ka realizuar filmin “Where is Don?” kushtuar kërcënimeve ndaj gazetarëve, i cili deri tani është shfaqur në gjashtë festivale.

Inspirimin për tërë këtë punë Morea e merr nga jeta dhe nga njerëzit që e rrethojnë, duke e gërshetuar jetën personale me atë profesionale. E frymëzuar nga i ati, Sunaji ajo gjithmonë ka dashur të bëhet regjisore.

“Të bëhem regjisore ishte dëshirë e kahmotshme, sigurisht e lindur bashkë me mua. Me të jam rritur dhe vazhdoj ta jetoj çdo ditë. Çdo krijues ka vështirësitë e veta për realizimin e projekteve, sidomos krijuesit kosovarë janë shumë pak të përkrahur nga institucionet, por pavarësisht të gjithave artisti duhet t’i realizojë synimet e veta”, tha regjisorja.

E pyetur se në çka do të investonte nëse do t’i kishte 100.000 mijë euro, ajo u përgjigj se do të krijonte një produksion, ku do të realizoheshin dokumentar dhe reportazhe, që për fokus do të kishin gruan kosovare dhe sipas saj të gjitha të punësuarat do të ishin femra.

“Duhet shumë kohë për t’u krijuar kushtet e favorshme për integrimin e gruas në shoqërinë kosovare. Unë them se femrat duhet të kanë guximin të shprehen dhe të punojnë, sepse ato historikisht kanë dëshmuar se janë shtylla kryesore e shoqërisë”, përfundon Raça.

/Teuta Berisha-“Vajzë dëgjohu”/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM