Manifesta 14 njofton se Speculative Tourism të fton të bësh një nga turnetë e realitetit të shtuar nëpër qytet për ta marrë vesh se si do të tingëllojë Prishtina në të ardhmen? Ç’ndjenjë do të jetë të jetosh në të? Cilat ndërtesa do të mbeten në këmbë? Kush do ta qeverisë qytetin dhe si? A do të vrapojnë qentë nëpër rrugë? Po, ç’do të bëhet me plehrat?.
Me vetëm një smartphone dhe kufje të nevojshme për pjesëmarrje, këto veprojnë në “udhëkryqin e trillit shkencor dhe turizmit historik”, për të cituar Shalev Moran-in dhe Mushon Zer Tel Aviv-in, projektuesit dhe mendimtarët mbrapa këtij koncepti. Të dy kanë punuar me shkrimtarët vendas Artrit Bytyçi, Likana Cana, Vullnet Krasniqi dhe Vesa Qena për të prodhuar katër turne shumë të ndryshme të Prishtinave të ardhshme.
Për ta përjetuar të ardhmen e Prishtinës me guidave zanore të Speculative Tourism, ju duhet të gjeni kodet QR në hapësira të ndryshme të Manifesta 14 Prishtina, të shkarkoni aplikacionin dhe të dëgjoni këto rrëfime ndërsa ecni në qytet, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14 Prishtina.
Mund të dëgjoni katër guidat e përgatitura për ju, e nëse doni të zbuloni më shumë për këtë ndërhyrje artistike, ju ftojmë të vizitoni vegzën në vijim: https://manifesta14.org/…/artistic-intervention…/






