Build Skills with our trainings

Sign up now!

Dhënia e injeksioneve shprehi e keqe tek mjekët kosovarë

Nën 26, 2015

Në vendin tonë nga shumica e mjekëve thuajse është bërë shprehi që të japin injeksione gati çdo herë kur shkon në vizitë mjekësore. Edhe pse në shumë raste sëmundja mund të tejkalohet lehtësisht vetëm me barna.

Në vendet perëndimore nuk e praktikojnë dhënien e injeksioneve për secilin rast, madje një ndërhyrje e tillë bëhet vetëm në raste kur pacienti është i sëmurë rëndë. Por tek ne siç duket një gjë e tillë është bërë rutinë.

Se kjo është shumë e pranishme e pranojnë edhe vetë njohësit e kësaj çështje, të cilët thonë se kjo praktikë duhet të eliminohet pasi në shumicën e rasteve ka mundësi që pacientët të trajtohen vetëm me barna pasi një gjë e tillë është më e shëndetshme dhe më e pamundimshme për pacientët.

Skënder Syla, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), thotë për KosovaLive se ndonëse viteve të fundit vërehet një trend i rënies së përdorimit të injeksioneve kjo praktikë mbetet ende e pranishme në institucionet shëndetësore.

“Për t’u tejkaluar kjo gjendje duhet hartimi dhe zbatimi i protokolleve të bazuara në evidencë se cilat raste duhet trajtuar me injeksione dhe cilat me forma të tjera të trajtimit. Trajtimi me injeksione duhet rezervuar kryesisht për pacientët e shtruar në spital kur ka nevojë, por jo për pacientët ambulator të kujdesit parësor shëndetësor”, pohon Syla.

Ai tutje thekson se kjo do të duhej të reduktohej maksimalisht dhe të përdoret vetëm në rastet e caktuara kur është e domosdoshme një intervenim i tillë pasi krahas dobive në trajtimin e gjendjeve të ndryshme, aplikimi i injeksioneve mund të shkaktojë edhe komplikime.

“Abcesi, gjakderdhje në vendin e injeksionit (mavijosje), dëmtime të enëve të gjakut dhe nervave periferik, dhimbje në vendin e injeksionit, infeksionet dhe reaksionet alergjike janë disa nga komplikimet që mund të shkaktohen nga aplikimi i injeksioneve”,nënvizon Syla.

Mjekja familjare, Xhylfidane Mustafa- Llalloshi, thotë se është e bindur që pacientët nuk marrin injeksione sa herë që e vizitohen tek mjeku edhe pse nuk e përjashton mundësinë që diçka e tillë edhe mund të ndodhë pasi disa mjekëve thuajse u është bërë shprehi kjo.

 “Ka edhe raste kur vetë pacientët këmbëngulin që të marrin injeksione duke besuar që kjo është një mënyrë më e shpejtë e shërimit, por kjo nuk duhet të praktikohet, me përjashtim të rasteve të tilla si problemet e mëdha gastrike ose rastet më serioze shëndetësore”, pohon ajo për KosovaLive.

Ajo nënvizuar faktin se trajtimi i shpeshtë me injeksione mund të shkaktojë rezistencë në antibiotikë, prandaj kur shërimi mund të bëhet me antibiotikë oral kjo do të ishte mënyra më e mirë e shërimit.

Llalloshi beson se shumica e mjekëve familjarë janë të vetëdijshëm që trajtimi pa injeksione përveç që është më i shëndetshëm është edhe i pamundimshëm për pacientët.

Mirëpo, qytetarët edhe pse pranojnë faktin që ndoshta vetë kanë kërkuar t’u japin injeksione për të pasur më shpejt efekt, nuk kanë pasur njohuri se ato mund të kenë të efekte anësore. Sipas tyre mjekët duhet të mos pranojnë të japin injeksione në të tilla raste pasi që ata i dinë më mirë efektet e ndërsjella të tyre.

Vlora Bajraktari, qytetare nga Prishtina, thotë se i ka ndodhur që vetë të kërkojë t’i japin injeksion pasi sipas saj është krijuar përshtypja se vetëm kështu mund të kalohet më lehtë sëmundja dhe kjo ndoshta pikërisht për shkak te praktikumit të shpeshtë të injeksioneve nga personeli mjekësor.

“Ndoshta për faktin se në Kosovë praktikohet shumë nga ana e mjekëve që në rastet më të shpeshta pacientëve t’u japin injeksione në vend të ndonjë medikamenti, mua më ka ndodhur që kur kam shkuar ndonjëherë te mjeku kam kërkuar që të më japin injeksion në vend të barnave. Besoj se na është krijuar një përshtypje se vetëm kështu mund ta kalojmë sëmundjen më lehtë”,  deklaron Bajraktari për KosovaLive.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM