Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Hayashi: Interesim për programet e kredive të buta të JBIC, mundësi e përfitimit për projekte zhvillimore të Kosovës

Sht 28, 2022

Në vazhdën e takimeve zyrtare në Japoni, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar edhe Guvernatorin e Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JBIC), Nobumitsu Hayashi. 

Kryeministri Kurti e ka njoftuar Hayashi për zhvillimet ekonomike në Kosovë dhe i ka konfirmuar pjesëmarrjen e Kosovës në Osaka Expo 2025. Ai bashkë dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë shprehur interesim për programet e kredive të buta të JBIC dhe mundësitë e përfitimit nga ato për projekte zhvillimore të Kosovës. 

Në anën tjetër, guvernatori Hayashi e ka njoftuar kryeministrin Kurti dhe delegacionin e tij në lidhje me programet e kredive të buta nga JBIC. Pala japoneze ka shprehur gatishmërinë për të parë mundësitë e bashkëpunimit në fushat me interes të ndërsjellë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM