Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti merr pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropian

Tet 15, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Kongresin e 30-të jubilar të Partisë së Socialistëve Evropian, PES Congress 2022.

Gjatë qëndrimit njëditor në Berlin, kryeministri Kurti mori pjesë në asamblenë e kongresit, takoi liderë dhe politikanë të tjerë socialdemokratë, si dhe mori pjesë në darkën e përbashkët.

Me Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, kryeministri Kurti  bisedoi për marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe për çështjet aktuale.

Kryeministri i uroi z.Stefan Löfven për pozitën e re si President i Partisë së Socialistëve Evropianë, kurse e falënderoi z.Sergei Stanischew për kontributin e tij si President i deritanishëm i PSE.

Në takimin me Lars Klingbeil, bashkëdrejtues i Partisë Social Demokrate gjermane, u bisedua për vëmendjen e shtuar të Gjermanisë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në kuadër të procesit të Berlinit.

Në përmbyllje, kryeministri mori pjesë në darkën e liderëve, ku me një fjalë rasti iu drejtua krerëve shtetëror, komisionerëve evropianë, udhëheqësve të partive dhe përfaqësuesve të tjerë pjesëmarrës.

Në këtë kongres të partive socialdemokrate, u diskutua për politikat si përgjigje ndaj ndryshimeve në sigurinë ndërkombëtare, rritjen e çmimeve të energjisë dhe inflacionin, krizën e shkaktuar nga Covid, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale në Evropë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM