Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se stërvitja e koduar “Steel Alpha 05”, dëshmon përgatitjen dhe gatishmërinë e lartë të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë për realizimin e operacioneve luftarake.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se në kuadër të përgatitjeve për validim, Kompania 2A e Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë është duke realizuar ushtrimin fushor LFX “Steel Alpha 05”, në poligonin taktik në Babaj të Bokës.
Të disiplinuar, të fortë fizikisht dhe mendërisht, të stërvitur dhe të aftë në përmbushjen e plotë të detyrave.
Këta janë ushtarët tanë!