Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj: Investimi i vazhdueshëm në FSK është garancioni për ushtri që i shërben ruajtjes së paqes në vend

Nën 17, 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se avancimi profesional i pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Kosovës përbën njërin ndër synimet më të rëndësishme të Ministrisë së Mbrojtjes, andaj përgjatë këtyre 19 muajve është investuar maksimalisht në financimin e trajnimeve të ushtarakëve tanë përkrah ushtrive të shteteve më të fuqishme aleate, prandaj 2547 është numri i ushtarakëve të FSK-së të trajnuar vetëm gjatë këtij viti.

Mehaj në postimin në Facebook ka thënë se përmes bashkëpunimit me partnerët tanë strategjik në fushën e trajnimeve, po ngrisim në vazhdimësi kapacitetet profesionale dhe operacionale në funksion të misionit tonë kushtetues, gjithmonë në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë së shtetit të Republikës së Kosovës, e përtej kësaj ky bashkëpunim në avancimin profesional të ushtarakëve kontribuon në përmbushjen e vizionit për anëtarësim në NATO.

Investimi i vazhdueshëm në FSK është garancioni për ushtri që i shërben ruajtjes së paqes në vend, rajon dhe më gjerë.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM