Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku bën të ditur për një lajm të jashtëzakonshëm për trashigiminë kulturore shqiptare, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen UNESCO-s.
Çeku në postimin e tij në Facebook ka thënë se është moment krenarie për gjithë shqiptarët, urime ministre dhe mike Elva, për një punë të jashtëzakonshme, një arritje që na frymëzon të gjithë për më shumë angazhim kombëtar.