Ministria e Kulturës njofton se Festivali Artmania mbylli një edicion të suksesshëm.
Pëgjatë 5 ditësh për publikun u prezantuan 5 shfaqje nga qytete të ndryshme në Teatrin Hadi Shehu në Gjakovë.
Në mbrëmjen përmbyllëse u dha shfaqja “Club Albania” me regji nga Fatos Berisha, gjithashtu u ndanë çmimet e festivalit.
Shfaqja më e mirë u zgjodh “Club Albania”, çmimi për aktorin më të mirë iu dha Adem Karagës, aktorja më e mirë u zgjodh, Armenis Nokshiqi, si dhe çmimi special iu nda Armond Morinës.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe deputeti Agon Batusha, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.