Build Skills with our trainings

Sign up now!

Projekti i mësimit tërëditor në Prishtinë po konsiderohet i suksesshëm

Maj 16, 2016

Mësimi tërëditor në Komunën e Prishtinës, përkrahur nga organizata joqeveritare TOKA dhe WWF Adria, është një projekt i cili ka filluar më 7 mars të këtij viti dhe parashihet të zgjasë deri në përfundim të vitit shkollor, më 10 qershor 2016.

Në kuadër të këtij projekti mësimi tërditor  po zhvillohet në tri shkolla fillore: “Faik Konica”, “Model” dhe “Afrim Gashi”, ndërsa pjesë e projektit janë rreth 540 nxënës të klasave të treta dhe të gjashta.

“Programi shtesë i edukimit joformal të organizatës TOKA ka për qëllim t’i thellojë dhe t’i përforcojë disa shtylla edukative të cilat janë cilësuar si prioritare nga Drejtoria Komunale e Arsimit të Prishtinës dhe stafi i shkollave të projektit”, thuhet në faqen zyrtare të kësaj organizate.

Ekipi i organizatës Toka përbëhet prej rreth 15 edukatorëve dhe disa praktikantëve që ndihmojnë në zhvillimin e aktiviteteve.

Renea Behluli, koordinatore e këtij projekti, nga organizata TOKA, thotë se ky projekt po shkon shumë mirë deri tani. E vetmja pengesë ka qenë moti i ndryshueshëm me shi, i cili ka penguar realizimin e disa aktiviteteve që ishin paraparë të mbahen në parkun e Gërmisë.

Aktivitetet e parapara për t’u mbajtur në parkun e Gërmisë bëjnë pjesë në modulin e quajtur “Edukimi në natyrë”.

Vjendita Sylejmani është njëra ndër edukatoret që punon me fëmijët e klasës së tretë. Ajo tregon për KosovaLive përvojën e saj në këtë projekt.

“Me aktivitetet dhe fëmijët në shkollat fillore gjatë mësimit tërëditor po kalojmë shumë mirë. Është një përvojë që nuk mundet të përshkruhet me fjalë. Ky projekt është edukativo-arsimor. Fëmijët po kënaqen me ne. Deri tani çdo gjë ka shkuar mirë. Fëmijët janë të mirëkuptueshëm dhe po mundohemi që krejt energjinë pozitive t’ua japim fëmijëve që edhe ata të na kthejnë njëjtë”, tha ajo.

Arbnora Sahiti, studente në Fakultetin e Psikologjisë, që është njëra ndër praktikantet që po merr pjesë në këtë projekt, tregon se  po vëren shumë ndryshime psikologjike te fëmijët gjatë zhvillimit të aktiviteteve.

Modulet tjera të përfshira në këtë program 15-javor janë: Mendimi kritik dhe puna ekipore, Arti dhe kultura, Shkencat natyrore. Këto aktivitete zhvillohen kryesisht në formë të lojërave të ndryshme, të cilat janë më tërheqëse për fëmijët.

/ Medina Mehmeti – Vajzat ngrisin zërin/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM