SBASHK kujton me krenari pishtarët e parë të dijes dhe gjithë pasardhësit e tyre që nëpër kohë furtunash mbrojtën dritën kundër errësirës që mundoheshin ta sjellin e rrënjosnin mbi atdheun tonë pushtuesit.
Të dashur punëtorë të arsimit, që nga çerdhet e deri në Universitete, në fillimin e çdo marsi shqiptarët kudo janë kthejnë kujtesën për datat dhe ngjarjet e mëdha që kanë lënë gjurmë në përpjekjet e njerëzve të pendës e armës për lirinë e atdheut.
Më 7 mars kudo në institucione arsimore me programe artistike lartësojmë kujtimin dhe shprehim krenarinë e falënderimet për ata që bënë sakrifica sublime në misionin e shenjtë të arsimimit e edukimit të brezave.
SBASHK nëpër komuna zhvillon aktivitete të shumta dhe në shenjë respekti për angazhimet nëpër vite e dekada ndanë mirënjohje për koleget dhe kolegët e pensionuar. Kjo datë e madhe e arsimit tonë na obligon që në shenjë respekti për pishtarët e dijes të vazhdojmë me misionin e shenjtë të edukimit e arsimimit të brezave, thuhet në komunikatën për media e SBASHK-ut.
Në fillimet e çdo marsi qytetarët e Kosovës dhe nga vise të tjera shqiptare shkojnë në Prekazin e historisë dhe lartësojnë kujtimin për komandantin Adem Jashari dhe heronjtë dhe dëshmorët e tjerë të kombit, që me gjakun e tyre i vunë themelet e lirisë së Kosovës. Ne të gjithë duke thënë vargjet nga kënga “Sërish vjen marsi” shprehim respekt për dëshmorët e heronjtë e kombit, por edhe për heronjtë e gjallë kudo janë ata
Na obligon të vazhdojmë rrugëtimin bashkë e në SBASHK sepse unik e të bashkuar shumë më lehtë do të përballemi me sfidat e kohës.
Urime festa e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe.




